Shkëndija sjell Totenhamin në Shkup

Skuadra e Shkëndijës kaloi në raundin e tretë të Ligës Evropa, falë fitores 1-0 në transfertë kundër Botoshanit në Rumani. Besart Ibraimi ishte autor I golit në minutën e 3-të të takimit, kur me një parabolë fantastike mposhti portierin vendas. Botashani kishte një futbollist më tepër nga minuta e 67-të, kur për karton të dtë u largua nga ndeshja Armend Alimi. Mbrojtjet e Zahovit ishin vendosëse në vazhdim të takimit, ndërsa në disa çaste Shkëndija krijoi edhe disa raste para portës së skuadrës rumune.

Në raundin tjetër, Shkëndija do të përballet me Totenhamin me Hoze Murinjos. Skuadra londineze u mundua shumë në përballjen me Lokomotivën Plovdivin në Bullgari dhe ishte në disavantazh në minutën e 70-të. Mirëpo gjërat u ndryshuan në vazhdim dhe Kejn dhe Ndombele përmbysën rezultatin për të sjell skuadrën londineze në Shkup, në kuadër të raundit të tretë në Ligën Evropa

LEXO EDHE:

Back to top button