Shkëndija s’ka të ndalur, mund Bellasicën

Sot u zhvilluan 5 ndeshje të javës së 28 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Lideri aktual, skuadra e Shkëndijës në transfertë mundi me 3-0 skuadrën e Bellasicës. Hebaj me 2 gola dhe Valmir Nafiu ishin autor të golave për skuadrën tetovare që marshon sigurtë drejt titullit kampion, kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të sezonit.

 

Me rezultat të njëjtë, 3-0, skuadra e Akademia Pandevit, në terrenin vendas, mundi Vardarin, ndërsa Struga Trim Lum mundi Pelisterin. Katër gola u shënuan në përballjen në mes Rabotniçkit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, ku të dy ekipet arkëtuan nga një pikë në barazimin 2-2. Fitore minimale shënoi FC Shkupi, i cili në transfertë mundi Borecin. Ndërkohë ditë më parë, Renova me 2-1 mundi skuadrën e Sileksit në Tetovë.

 

Liga e Parë – Java 28

Renova 2–1 Sileksi

Bellasica 0–3 Shkëndija

Rabotniçki 2 –2 Makedonija Gj.P.

Boreci 0–1 FC Shkupi

Struga Trim Lum 3–0 Pelisteri

Akad. Pandev 3-0 Vardari

LEXO EDHE:

Back to top button