Kuvend, miratohet pako e pestë ekonomike

Kuvendi me 115 vota “për”, asnjë “kundër” dhe pa asnjë abstenim miratoi tre ligjet nga pako e pestë ekonomike. Në seancën e 36-të morën pjesë deputetë nga të gjitha partitë politike, transmeton Alsat. Shumica parlamentare vendosi të sigurojë kuorum me praninë e dy deputetëve të infektuar me koronavirus, të cilët votuan në një kabinë të veçantë të izoluar nga deputetët e pranishëm në sallë. Partia e Majtë dhe VMRO-DPMNE njoftuan padi penale për shkelje të ligjeve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Pas publikimit të ligjeve në Gazetën Zyrtare, punëdhënësit dhe personat me biznese personale duhet të aplikojnë për ndihmë në formën të pagave për muajt shkurt dhe mars. Ndryshe, miratimi i këtyre ligjeve u vonuan për dy muaj, duke lënë mijëra qytetarë pa paga dhe me pushim të detyruar.

LEXO EDHE:

Back to top button