Shkoi për të votuar, 81-vjeçarja vdes në qendrën e votimit
Shkoi për të votuar, 81-vjeçarja vdes në qendrën e votimit

Një qendër e votimit në Grabavicë të Sarajevës është mbyllur përkohësisht, pasi një 81-vjeçare ka vdekur në hyrje të qendrës, raporton “Dnevni Avaz”.
81-vjeçarja ka vdekur pas një sulmi epileptik.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ndihma e shpejtë dhe Policia.
Mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar gruan, por fatkeqësisht nuk pati asnjë mënyrë për ta shpëtuar, shkruajnë mediet vendase.