Shkollat, probleme me ngrohjen

Shkollat, probleme me ngrohjen

Gazetar: Miki Trajkovski

Përderisa ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri thotë se shkollat duhet t’i menaxhojnë mirë paratë që kanë, kryetarët e komunave vazhdojnë të argumentojnë se pa fonde shtesë dhe subvencione të reja shkollat nuk do ta përballojnë dimrin e ardhshëm. Problemi më i madh janë faturat e larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes.

“Ndihma e Qeverisë do të jetë e nevojshme në realizimin e sezonit të ngrohjes. Bllok dotacionet nuk mjaftojnë për arsimin fillor në Manastir. Ne po paguajmë shuma ekstra të mëdha, dhe Qeveria do të duhet ta konsiderojë seriozisht një ndihmë të tillë”, tha Konjanoski-kryetar i Komunës së Manastirit.

“Dimri do të jetë më i vështirë, kjo nuk është e diskutueshme. Të gjithë e kemi të qartë se kemi probleme serioze me çmimin e energjisë elektrike. Natyrisht kemi nevojë për rritje të bllok-granteve në raport me energjinë elektrike”, tha Kirill Pecakov- kryetar i Ohrit.

“Edhe ne kemi situatë të tillë, ku në komuna të caktuara kemi bllok dotacione të pashfrytëzuara për arsimin fillor dhe të mesëm. Për të punuar në shkolla me prezencë fizike, parakusht është edhe puna e përgjegjshme në fushën e menaxhimit të nevojave energjetike. Po shqyrtojmë mundësinë që në komunat ku një pjesë e mjeteve buxhetore nuk janë shfrytëzuar, të ndërhyhet në këtë periudhë. Do ta japim më të mirën”, deklaroi Jeton Shaqiri- ministër i Arsimit.

Vetëm pak ditë para fillimit zyrtar të sezonit të ngrohjes, shumë shkolla në të gjithë vendin nuk mund të zgjedhin kompani që do t’i furnizojë me energji elektrike, dru apo peleta. Prandaj tenderët publikë përsëriten disa herë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button