Shkriniar shpjegon arsyet për lëvizjen e tij nga Inter te PSZH

Milan Shkriniar luajti të martën kundër së kaluarës. Ndeshja kundër Inter-it në turneun aziatik ka vënë përballë të tashmen e mbrojtësit që është PSZH dhe ish-skuadrën e tij, Inter-in.

“Kam pasur gjithmonë besim te transferimi. Që nga kontaktet e para nuk kam pasur dyshime: doja të shkoja në Paris”.

Këto kanë qenë fjalët e Milan Skriniar për “Le Parisien”. Ish-mbrojtësi i Inter-it është shprehur mbi atë që ka qenë negociata që këtë verë e ka çuar të veshë fanellën e PSZH-së.

“Tani jam këtu dhe, sinqerisht, besoj se është fantastike. Kemi filluar të flasim vitin e kaluar, është e vërtetë. Ka qenë një negociatë e gjatë. Disa gjëra duan pak kohë për t’u realizuar”.

Në fund, mbrojtësi ka dashur të nënvizojë aspektin që e bindi të ëmererte vendimin për t’u transferuar në Francë. Shkriniar ka ndjerë interesimin e madh nga ana e PSZH-së, edhe kur ishte i dëmtuar dhe kur gjendja e tij fizike nuk ishte shumë e mire.

“Kisha gjithmonë dikë që më kontaktonte dhe interesohej për gjendjen time. Edhe kur isha i dëmtuar kontaktet kanë vazhduar, kam folur shumë me doktorin Kristof Baudot dhe drejtorin sportiv Luis Kampos,” tha në fund Shkriniar.

LEXO EDHE:

Back to top button