Shkrirja e akullnajave ndryshon kufirin Zvicër-Itali

Shkrirja e akullnajave ndryshon kufirin Zvicër-Itali

Temperaturat e larta ekstreme, për shkak të ndryshimeve klimatike po përshpejtojnë shkrirjen e akullnajave të Zvicrës, duke shkaktuar disa sfida të papritura gjeopolitike. Shkrirja e një akullnaje në Alpe ka zhvendosur vijën kufitare mes Zvicrës dhe Italisë, të cilat ndajnë një kufi prej 800.2 kilometrash. Vija kufitare në këtë zonë përcaktohet nga një kanal kullues. Por me shkrirjen e akullnajës Theodul, vija është zhvendosur në del Cervino, pranë majës Testa Grigia në një lartësi prej 3,480 metra dhe gradualisht po lëviz poshtë ndërtesës, duke bërë që disa turistë të pyesin nëse tani ndodhen në Zvicër. Çështja ka qenë objekt i negociatave diplomatike midis Zvicrës dhe Italisë që filluan në vitin 2018 dhe përfunduan vitin e kaluar me një kompromis, megjithëse detajet e saj mbeten konfidenciale./Alsat.mk

YouTube video

 

LEXO EDHE:

Back to top button