Shkronja “E” në vend të “I”, Kasemiro shpjegon gabimin

Karlos Henrike Hoze Francisco Venancio Kasimiro. Ky është emri i plotë i mesfushorit brazilian aktualisht te Mançester Junajtedit. Të gjithë e njohin si Kasemiro, por duket se ka një zëvendësim të shkronjës “E” me atë “I”.

Ka qenë vetë futbollisti brazilian që ka sqaruar pse ka ndodhur kjo gjë në një intervistë të dhënë për BBC.

“Nuk quhem Kasemiro. Në të vërtetë emri im është ai që njihni, Kasimiro. Gjatë vitit tim të parë te Sao Paulo, magazinierët kanë shkruar gabim emrin në fanellë gjatë një ndeshje, duke vënë shkronjën “E” në vend të “I” dhe unë luajta mirë. Dhe duke parë se besoj në besëtytni, u kam thënë atyre që ‘ta lënë ashtu, sepse gjërat po shkojnë mirë’. Në të vërtetë emri im është Karlos Henrike Kasimiro, por s’ka problem,” tha mes tjerash mesfushori i Man. Junajtedit.

Një rrëfim me të vërtetë i veçantë duke parë se tashmë prej shumë vitesh të gjithë e njohin si Kasemiro dhe ai ka fituar shumë trofe duke mbajtur këtë emër në fanellë.

LEXO EDHE:

Back to top button