Plani i Perezit, Reali forcohet me dy yjet e “Zonjës së Vjetër”

Humbja ndaj Majorka ka ngjallur shumë hidhërim te Real Madridi, me Florentino Perezin që tashmë është projektuar drejt sezonit të ardhshëm. Objektivi i presidentit të bardhë është të forcojë skuadrën, duke u përpjekur gjithashtu të ulë moshën mesatare të saj.

Në veçanti, fokusi i menaxhimit është projektuar në repartin e avancuar. Për këtë qëllim janë piketuar dy lojtarë kryesorë të Juventusit. Më saktësisht, Vllahoviç dhe Kieza kanë përfunduar në fletoren e dëshirave të merkatos së “Los Blancos”.

Kjo u zbulua nga “El Nacional”, që nënvizon se si sulmuesi i Juventusit mund të zëvendësojë më së miri Karim Benzema në planin afatgjatë. Një transferim, raporton gazeta spanjolle, që mund të favorizohet nga problemet korporative, të cilat po i kalon klubi bardhezi i Serie A.

Ndër profilet që mund të shqyrtohen, siç u përmend, është edhe ai i Kieza, i cili mund të forcojë më tej sulmin e Real Madridit nga korsitë e jashtme.

LEXO EDHE:

Back to top button