Gallatasarai pas Zaniolos, kërkon edhe yje të tjera të merkatos

Në vitet e fundit, Gallatasarai ka qenë mjaft aktive në merkato duke transferuar emra të njohur të futbollit botëror. Së fundmi në radhët e turqve aktivizohen lojtarë si Ikardi, Mertens dhe Mata, ndërsa në merkaton e janarit realizuan një tjetër tratativë të bujshme si transferimi i Nikolo Zaniolos nga Roma.

Megjithatë, Zaniolo nuk ishte i vetmi emër i preferuar nga ana e drejtuesve turq sa i takon merkatos së janarit. Sipas “Talksport”, Galatasaray tentoi edhe firmën me Flipe Koutinjos.

Ky i fundit nuk po kalon një periudhë të mirë në radhët e Aston Villa-s në Premier League, teksa në 20 ndeshje me skuadrën angleze nuk ka mundur të shënojë apo edhe të asistojë. Megjithatë, ishte vetë 30-vjeçari që refuzoi Gallatasarain pasi nuk e preferonte kampionatin turk duke qëndruar në Premier League si një kampionat elitar.

LEXO EDHE:

Back to top button