Shkrumbohen barakat e ndërmarrjes “Rrugë dhe Rrugica”
Igor Stefanovski
Është djegur tërësisht baraka e ndërmarrjes së Shkupit “Rrugë dhe rrugica” duke shkrumbuar plotësisht dokumentacionin. Zjarri është përhapur nga një makinë e parkuar para barakës, shkruan Alsat.
https://www.youtube.com/watch?v=bOzFzP5Bedk
“Intervenimi zgjati pasi kishim problem serioz në vend, shkak për këtë ishin makinat e parkuara pranë barakës. Në barakë kishte çati shtesë dhe kjo shkaktoi problem për hyrje në barakë, prerjen dhe hapjen e saj”- derklaroi Vlladimir Simonovski- shefi i njësisë së zjarrfikësve, Shkup.
Zjarri nga makina e ndezur e ka kapluar edhe makinën e prokurorit Gavrill Bubevski, e cila ka qenë e parkuar pranë. Ai në bisedë telefonike për Alsat tha se makina e tij ka qenë dëm kolateral.
“Nuk mendoj se jam objektiv i ndonjë sulmi, besoj se automjeti im është dëm kolateral nga zjarri”- pohoi Gavril Bubevski, prokuror.
Nga VMRO-DPMNE pyetën, nëse zjarri ishte vënë qëllimisht.
“A bëhet fjalë për zjarr vënie të qëllimshme, për të djegur materiale të caktuara dhe nëse po, çfarë krimi të mbrohet?- tha Naum Stoilkovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nga partia E majta theksuan se zjarri ka shpërthyer pasi këshilltarët nuk e kanë miratuar raportin, për funksionimin financiar të “Rrugëve dhe rrugicave”. A bëhet fjalë për fshehjen e provave të veprimtarive kriminale, apo për pastrimin e terrenit për ndërtimin e një ndërtese të re në këtë lokacion tërheqës, apo bëhet fjalë për një aksident, përgjigje duhet të japin Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike, thonë nga partia e Majta. Drejtori i ndërmarrjes publike Nastov, në një bisedë telefonike për Alsat tha se të gjitha dokumentet që janë djegur, janë në dispozicion edhe në formë elektronike. Ai tha pret që nesër me ndihmën e autoriteteve të Qytetit dhe ndërmarrjeve tjera të gjejnë zyra të përkohshme.








