Shkup, 140 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 140 gjoba, prej të cilave: 14 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për makina teknikisht të parregullta të transportit publik, shkruan Alsat.

Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë gjobitur dhe 7 vozitës për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për mosrespektim të përparësisë, 4 gjoba për vozitës fillestar dhe 3 për kalim në të kuqe në semafor.Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button