Shkup, 96 gjoba për shkelje të rregullave në trafik
Shkup, 96 gjoba për shkelje të rregullave në trafik
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë shqiptuar 96 dënime prej të cilave 17 janë për tejkalim shpejtësie, 10 për vozitje pa leje, 4 për mos-regjistrim të automjeteve.
Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe 8 masa për përdorim të telefonit, 5 për kalim në të kuqe dhe 4 për mospërdorim të rripit të sigurisë.








