Shkup: Të shtënat lënë një 26-vjeçar të vrarë dhe dy të plagosur

Një 24 vjeçar nga Shkupi ka mbetur i vrarë dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur mbrëmë në lagjen Duqanxhik të Shkupit. Policia ka konfirmuar se rreth mesnatës, dy persona më një motoçikletë në lëvizje kanë shtënë breshëri plumbash drejtë disa personave, por 26 vjeçari i cili u godit nga një plumb në kokë nuk i ka mbijetuar plagëve.

“Një plumb e ka kapur tashme të ndjerin A.M (26 vjeç). Më ndihmën e shpejtë u dërgua në Qendrën Klinike të Shkupit, ku edhe ndërroi jetë”. – Ministria e Brendshme.

Personat nga motoçikleta kanë gjuajtur në drejtim të 5 personave të moshës 25-36 vjeç të cilët sipas policisë në momentin kur ka ndodhur incidenti ishin duke qëndruar në grup para zyrës së një kompanie. Motivet akoma nuk dihen, por në rrethana jo zyrtare fliten disa pista hetimi. Disa burime brenda policisë i thanë Televizonit Alsat se në shënjestër ka qenë një person i afërm me ish kapon e bandës së Duqanxhikut, Orhan Bajrami i njohur si Oki i cili u vra më 15 korrim të vitit 2023 në një vilë në Halkidiki të Greqisë. Një pistë tjetër që grupi hetimor nuk e ka përjashtuar është edhe ajo e vrasjes së djalit të Komandant Arushës, Alajdin Sulejmani i cili u ekzekutua më 25 prill të vitit 2025 në Duqanxhik shumë pranë stacionit policor. Ndaj Sulejmanit kishte gjuajtur një person që po lëvizte me motoçikletë. I ndjeri ishte dërguar në klinikën universitare por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button