Pas konferencës për media, me fillim nga ora 20:00, skuadra e Shkupit ka filluar seancën e fundit përgatitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes së kthimit kundër Llapit. Lojtarët kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku po e zhvillojnë stërvitjen e tyre të fundit.
Ndeshja mes Llapit dhe Shkupit është e vlefshme për raundin e parë të UEFA Conference League, ku në ndeshjen e parë, Shkupi siguroi fitore solide prej 2:0 në “National Arena Teodor Proeski”.








