Në takimin e fundit të klubeve dhe Federatës së Futbollit të Italisë, u bisedua edhe për rikthimin e tifozëve në tribuna që nga fillimi i sezonit të ardhshëm. Presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino potencoi se nga sezoni i ardhshem pritet që stadiumet të shfrytëzojnë 100% të kapacitetit me tifozë, por të drejtë kanë vetëm ata që janë të vaksinuar.
“Kërkesa për shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve të stadiumeve është në interes të vendit tonë, dëshirojmë ti shohim stadiumet me kapacitet të plotë me tifozë që janë të vaksinuar. Në këtë formë ne kontribuojmë edhe në fushatën e vaksinimit. Kërkesa për të pasur stadiumet me kapacitet të plotë është shumë e rëndësishme, pasi do të fusim në buxhetin e shtetit afro 4 miliardë euro.
Futbolli në Itali ndiqet nga afro 38 milion banorë, kjo duhet marrë në konsideratë pasi bëhet fjalë edhe për jetën sociale.
Komplimentet e mia kombëtares italiane, presidentit Gravina dhe Mançinit. Ky trofe i fituar na jep një kënaqësi të madhe dhe tregon se niveli i kampionatit tonë është rritur shumë, pesë lojtarë në formacionin më të mirë luajnë në Serie A, gjithashtu 25% e golave në këtë turne erdhën nga kampionati jonë, gjithashtu golashënuesi më i mirë Ronaldo luan në Serie A”, tha mes tjerash Paolo dal Pino.








