Shorti, derbi i zjarrtë Partizani-Tirana në javën e 6-të

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u hodh shorti i kampionatit “Abissnet Superiore 2023/2024”. Java e parë dhuroi duele të forta dhe tepër emocionuese. Kampionët e Partizanit e nisin edicionin e ri në fushën e tyre kundër Teutës, teksa Tirana e fillon me derbin përballë Dinamos.

Laçi-Erzeni, Vllaznia-Kukësi dhe Egnatia-Skënderbeu janë dy përballjet e tjera të javës së parë në Superiore.

Ndërkohë, derbi i zjarrtë i kryeqytetit, Partizani-Tirana vjen në javën e gjashtë, një “zakon” tashmë në vitet e fundit. Sezoni i ri në Superiore fillon më 19 gusht dhe përfundon më 11 maj të vitit 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button