Shorti i Ligës Europa, kompletohen 16 skuadrat pjesëmarrëse

Në orën 12:00, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/16-tave në Ligën Europa. Pjesë e shortit tashmë do të jenë skuadrat të cilat e mbyllën në vendin e parë fazën e grupeve dhe këtu përfshihen klube si: Arsenali, Betisi, Real Sociedadi, Fejnordi, Frajburgu, Ferencvaroshi, Rojall Union si dhe Fenerbahçe.

Nga ana tjetër, janë skuadrat të cilat u kualifikuan nga raundi “Play-Off”, teksa bëhet fjalë për klube me shumë histori në Europë si: Man. Junajted, Juventus, Sevilja, Roma, Bajer Leverkuzen, Shakhtar Donjetsk si dhe Sportingu Lisbonës.

Ndaj, pritet që përballjet të jenë nga më interesantet ndërsa vlen të theksohet se në këtë raund nuk mund të ketë përballje mes skuadrave që vijnë nga i njëjti vend teksa ndeshjet e para janë programuar të luhen më datë 9 mars dhe ato të kthimit pas një jave më datë 16 mars.

 

Skuadrat fituese të Grupeve:

Arsenali (ENG)

Betisi (ESP)

Fenerbahçe (TUR)

Ferencvarosh (HUN)

Fejnord (NED)

Frajburg (GER)

Real Sosiedad (ESP)

Union Sent-Gilloise (BEL)

Skuadrat e kualifikuara nga raundi Play-Off:

Juventusi (ITA)

Leverkuseni (GER)

Man Juanjted (ENG)

Roma (ITA)

Sevilja (ESP)

Shakhtar (UKR)

Sporting (POR)

Union Berlin (GER)

LEXO EDHE:

Back to top button