Shorti, java e parë e futbollit në Shqipëri nis me superderbi

Në mjediset e “Arena Kombëtare” u hodh shorti i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë për sezonin e ri futbollistik. Në prani të përfaqësuesve të klubeve, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, udhëhoqi procesin e përzierjes së goglave dhe përftimit të kalendarëve përkatës. Sigurisht, shorti nisi fillimisht me Superioren, teksa u zbuluan çiftet e javës së parë të kampionatit të ri:

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022, duke u zhvilluar në katër faza. Edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më 7 maj 2022.

Në Kategorinë Superiore, këtë sezon do të marrin pjesë këto skuadra: Teuta, Partizani, Vllaznia, Laçi, Tirana, Kukës, Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo, Egnatia.

Ndërsa në Kategorinë e Parë, ekipet pjesëmarrëse në edicionin 2021-2022 janë: Apolonia, Besa, Besëlidhja, Burreli, Bylis, Erzeni, Korabi, Lushnja, Maliqi, Pogradeci, Shkumbini, Tomori, Turbina, Vora, Tërbuni dhe Butrinti.

 

Shqipëri- Superliga (java e parë)

Tirana – Skënderbeu

Egnatia – Kukësi

Kastrioti – Dinamo

Laçi – Vllaznia

Teuta – Partizani

LEXO EDHE:

Back to top button