VIDEO / Rrëzim në garë dhe momente paniku për çiklistin amerikan

Amerikani, Konor Fields, me medalje ari në Olimpiadën e Rio de Zhaneiros, u përfshi në një aksident të keq në xhiron e tretë në garën e “BMX Racing”, të fazws sw gjysmëfinales. Ai humbi kontrollin e biçikletës së tij, duke u rrëzuar dhe mbi të kaluan disa nga konkurrentët e tjerë, që nuk mundën ta evitonin.

Fields u dërgua me urgjencë në spital, nga ku babai i tij Majk dha lajme të mira.

“Është koshient, u përgjigjet pyetjeve dhe i lëviz të gjitha. Është zgjuar dhe po kryejmë analiza të tjera”, tha Majk Fillds, babai i Konorit.

28-vjeçari, fillimisht iu dha ndihma mjekësore në pistë dhe më pas u largua me barrelë për në ambulancë dhe në spital.

LEXO EDHE:

Back to top button