Shorti për EURO 2024, Maqedonia përball Italisë dhe Anglisë!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mësoi kundërshtarët në ciklin eliminator për Kampionatin Evropian të vitit 2024, të cilin e organizon Gjermania. Maqedonia do të jetë pjesë e Grupit C, së bashku me dy finalistët e Kampionatit të fundit Evropian, Italinë dhe Anglinë. Këtu është edhe Ukraina e Malta. Maqedonia do të kërkojë kualifikimin e dytë, pas EURO 2020. Përmes eliminatoreve të Ligës së Kombëve, Maqedonia për herë të parë siguroi kualfikimin në një event kontinental.

Shqipëria sfidon Poloninë, Çekinë e Moldavinë

Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë, do të jetë në Grupin F, së bashku me kombëtaret e Polonisë, Çekisë, Ishujt Faroe dhe Molldavisë.

Kosova, takohet me Zvicrën, Rumaninë e Izraelin

Kombëtarja e Kosovës, do të garojë në Grupin “I” dhe do të përballet me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.

Kujtojmë se vetëm dy kombëtaret në dy vendet e parë shkojnë në Kampionatin Evropian, ndërsa pozitat e tjera do të plotësohet përmes Ligës së Kombeve. Gjermania është e kualifikuar, ndërsa Rusia është përjashtuar nga eliminatoret për shkak të luftës në Ukrainë.

 

Grupi A

Spanja, Skocia, Ukrainë, Gjeorgji, Qipro.

Grupi B

Holandë, Francë, Norvegji, Greqi, Gjibraltari.

Grupi C

Itali, Angli, Irlandë, Maqedoni, Maltë.

Grupi D

Kroaci, Uellsi, Armeni, Turqi, Letoni.

Grupi E

Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi.

Grupi F

Belgjikë, Austri, Suedi, Azarbajxhan, Estoni.

Grupi G

Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani.

Grupi H

Danimarkë, Finlandë, Sloveni, Kazakistan, Irlanda e Veriut, San Marino.

Grupi I

Zvicra, Izraeli, Rumani, Kosova, Bjellorusia, Andora.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button