VIDEO / Verstapen sërish kampion bote,  mes shiut, ndërprerjes së garës dhe incidenteve

Maks Verstapen ia del të fitojë Çmimin e Madh të Japonisë dhe zyrtarisht fiton titullin e dytë botëror në Formula 1. Piloti holandez i “Red Bull”-it, triumfoi në një garë të mbushur me emocione, që filloi dy orë me vonesë për shkak të motit të keq.

25-vjeçari u rendit në vendin e parë në “Suzuka”, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Serxhio Perez. Në podium u ngjit edhe Sharll Lekler i “Ferrar”-it, ndërsa Luis Hamilton dhe “Mercedesi” i tij e mbyllën garën ne vendin e pestë.

Më suksesin e sotëm, Verstapen është shpallur zyrtarisht kampion bote, duke siguruar titullin e dytë radhazi në karrierë, në një sezon ku pati fare pak rivalitet dhe fitoi garën e 12-të nga 18 të zhvilluara deri tani.

LEXO EDHE:

Back to top button