Shorti, Shkupi e Voska mësojnë kundërshtarët e çerekfinales së Kupës

Në “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur shorti për çiftet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Mbrojtësit e trofeut, Makedonija Gj.P do të përballet në shtëpi me ekipin e Sileksit.
Rabotniçki do të pret Shkupin në derbin e kryeqytetit. Brera Strumica do të luaj në transfertë në Kavadar kundër Tikveshit dhe Bregallnica në Shtip do të pret ekipin e Voska Sport. Ndeshjet janë caktuar për datën 8 nëntor në orën 13:00.