Shpalosen detajet se përse Nagellsmani nuk bëhet trajner i Çellsit

Skuadra e Çellsit vazhdon të kërkoj një trajner të ri, pas shkarkimit të Graham Poterit javë më parë dhe Julian Nagelsmann ishte kandidati kryesor për ta marrë këtë pozitë. Mirëpo trajneri gjermani ra menjëherë nga lista, për shkak se kishte shqetësime në procesin e rekrutimit.

Gazetari i “Daily Mail”, Majk Kigan ka publikuar disa detaje të reja në lidhje me ish-trajnerin e Bajern Munihut. Përveç shqetësimeve që kishte me procesin e rekrutimit, Julian ishte i bindur se ai do të emërohej trajner i “Bluve” të Londrës dhe se bisedimet ishin thjeshtë formalitet.

Megjithatë, Nagelsman tashmë ka humbur punën te Çellsi dhe kjo e fundit pritet që gjatë kësaj jave ta zgjedh Maurisio Poketinjon si trajnerin e ardhshëm.

Çellsi pritet që sezonin e ri të luftoj vetëm për një titull, ai i Premier Ligës, pasi tashmë ‘blutë’ e kanë të vështirë ta sigurojnë një vend në garat e UEFA-s./Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button