Shpejtësi deri në 250 km/h, qindra të dënuar brenda 24 orëve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë sanksionuar gjithsej 872 persona për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar me makinë. 108 shoferë janë sanskionuar për tejkalim të shpejtësisë për mbi 50 km/h, ndërsa 30 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h. Sipas fotografive të shpërndara nga Ministria e Punëve të Brendshme shihet se janë kapur shpejtësi deri në 250 km/h.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button