Shpërblim maramendës për fituesin e Kupës së Botës për klube

Kanë mbetur edhe pak muaj deri në fillimin e Kupës së Botës për klube. Është hera e parë që Kupa e Botës për klube do të marrin pjesë 32 skuadra nga e gjithë bota. Real Madridi, Bajern Munihu, Borusia Dortmund, Çellsi, PSZH, Atletiko Madrid, Red Bull Salzburg, Man. Siti, Juventusi, Interi, Benfika dhe Porto janë skuadrat evropiane që do të marrin pjesë.
E fituesin e Kupës së Botës për klube e pret një shpërblim jashtëzakonisht i madh. Sipas “BBC”, fituesit e Kupës së Botës për Klube këtë verë do të fitojnë 125 milionë dollarë.
Kjo pretendohet të jetë shuma më e madhe e parave në futbollin e klubeve në një format me shtatë ndeshje.