Shpërdorimi i shpenzimeve të rrugës, padi Bonevës


Prokuroria kërkon të gjykohet ish- deputetja Silvana Boneva, nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Prokuroria e Shkupit sot në Gjykatën Penale ngriti akuza kundër saj. Në të, prokuroria deklaron se Boneva mashtroi Kuvendin dhe paraqiti kupona fiskal të rremë, nga pikë-pagesat rrugore në itinerarin Strumicë – Shkup dhe anasjelltas, për të marrë pjesë në seancat parlamentare. Me këtë, sipas prokurorisë, Bonevës i janë paguar në mënyrë të paligjshme mbi 100 mijë euro për kuponët fiskal të pikë-pagesave rrugore, kur ndërkohë ajo ka qenë në Shkup, ku ka pasur apartamente, ndërsa kuponat fiskal i ka marrë nga persona të tjerë që kanë udhëtuar nga Strumica në Shkup dhe anasjelltas. Pas përfundimit të mandatit të saj parlamentar, Boneva ishte anëtare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button