Shpërfillet Panairi i librit në Tetovë

Shpërfillet Panairi i librit në Tetovë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

“Është hapur që ditën e djeshme, Panairi veror i librit këtu në qytetin e Tetovës. Edhe pse temperaturat janë tejet të larta, panairi, nuk mbahet sikurse çdo vit që është mbajtur brenda hapësirave të Shtëpisë së Kulturës por jashtë saj. Dhe për çudi, edhe pse ora tani shënon 13:30 minuta, në këto stande, nuk shohim as shitës, por as edhe vizitor. Interesimi nga vizitorët është zero. Ndërkohë, mungojnë edhe ata që e ofrojnë librin”.

Në këtë panair, marrin pjesë shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, duke ofruar një gamë të gjerë të librave si nga autorë vendas po ashtu edhe nga autorë të njohur botëror, por, interesimi në krahasim me ofertën është tejet i ulët, sa për të mos thënë që është zero.

Vetëm pak metra më tutje, janë lokalet, kafenetë dhe vendet për argëtim, të cilat, janë siç e shihni përplot, ndërsa librat e ekspozuara nga shitësit vetëm se ngrohen në diell, edhe atë pa i prekur askush, qoftë edhe për kureshtje.

Kjo, është treguesi më i mirë se si rinia zgjedh të kalojë kohën. Pra më mirë në lokal, shopping për dhurata të ndryshme dhe argëtim, por jo pranë librit, sidomos kur e dinë se, mundësia për të pasur kaq tituj vendor dhe botëror në një vend, jepet vetëm një apo dy herë në vit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button