Shpërndahen mbi 30 milion doza vaksinash kundër Covid-19 nëpër botë, ja cili shtet kryeson

Bota është përfshirë në fushatën më të madhe të vaksinimit në histori si pasojë e pandemisë Covid-19. Ndërsa 30.5 milionë doza vaksinash janë shpërndarë në 43 vende të botës. Izraeli kryeson renditjen me rreth 1,9 milion doza të shpërndara.
Shpërndarja e miliarda dozave të tjerave do të jetë një nga sfidat më të mëdha logjistike të ndërmarra deri më tani. Vaksinimi në SHBA nisi më 14 dhjetor, me punonjësit e shëndetësisë. Deri më tani janë shpërndarë 9.94 milionë doza. Të paktën 636 mijë njerëz kanë përfunduar programin e vaksinimit në dy doza.
SHBA ka planifikuar se në javët e para të janarit të shpërndahen 20 milionë doza. Në SHBA po aplikohet vaksina Pfizer dhe BioNTech, si dhe Moderna. Kina dhe Rusia autorizuan vaksinat e tyre në korrik dhe gusht, para se të testoheshin plotësisht. Në Kinë janë 9 milionë doza që po aplikohen ndërsa në Rusi 1.5 milionë doza. Në Britaninë e Madhe janë shpërndare mbi 1.8 milionë doza. Në këtë vend po aplikohet dhe vaksina e prodhuar nga AstraZeneca.
Në Gjermani janë shpërndarë 688 mije doza, në Itali 752 mijë.189 mijë vaksina janë shpërndarë në Francë, vend i cili është kritikuar për ngadalësi në procesin e vaksinimit. Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë vendet që kanë vaksinuar më shumë qytetarë se pjesa tjetër e botës.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button