Shpërthen Botas: “Nuk më intereson se kush do të jetë piloti tjetër”

Telenovela e rinovimit të kontratës së Luis Hamilton me “Mercedes”-in po merr tone të ashpra. Ai që ka folur për situatën e krijuar te makina kampione e botës në Formula 1 është Valteri Botas, piloti tjetër i Mercedes-it, informon Telesport.al. Ai u shpreh se nuk është aspak i interesuar në këtë çështje dhe se po punon për të përmirësuar disa gjëra që ai i konsideron të rëndësishme në garën për titull.

Unë kam planin tim të punës. Për shumë vite jam mposhtur nga shoku im i skuadrës. Ndaj, jam përqendruar vetëm te mënyra që t’ia dal mbanë të jem unë përpara shokut tim të skuadrës këtë vit. Për pasojë, nuk më intereson se kush do të jetë piloti tjetër i Mercedes-it, Luisi apo ndonjë tjetër. Çdo pilot në Formula 1 është i fortë dhe një konkurrent i fortë. Unë jam përqendruar te vetja ime dhe jo te rinovimi i Hamilton”, tha mes tjerash Botas.

LEXO EDHE:

Back to top button