Shpërthen Covid-19 në hotelin e stafit të Angela Merkel

Një vatër e Covid shpërtheu në një hotel në Cornwall në Mbretërinë e Bashkuar ku po qëndrojnë dy oficerë të sigurimit të Angela Merkel në kuadër të samitit të G7. Lajmi njoftohet nga mediat gjermane sipas të cilave, një anëtar i stafit të saj është vetëkarantinuar paraprakisht. Një zëdhënës i kancelares gjermane siguroi se incidenti nuk do të ketë ndikim në pjesëmarrjen e kancelares gjermane dhe delegacionit të saj në G7 në Carbis Bay, e cila do të arrijë në Cornwall, Angli, rreth mesditës.

- Advertisements -

 

LEXO EDHE:

Back to top button