Shpërthen vullkani në Spanjë, mijëra të evakuuar

Shpërthimi i vullkanit në ishujt Kanarie të Spanjës ka mbjelle panik mes banorëve vendas dhe turistëve të huaj, që e preferojnë shumë këtë zonë. Menjëherë nisi evakuimi i personave të rrezikuar, ndërsa autoritetet kanë hapur edhe streha të përkohshme. Kreu rajonal, tha se llava kishte prekur disa shtëpi dhe i kishte bërë rrugët rreth e rrotull të pakalueshme. Ajo pritet të zbresë më tej drejt zonave të banuara dhe të mbushura me pyje, përpara se të mbërrijë në bregdet. Për herë të fundit vullkani kishte shpërthyer përpara 50 vjetësh, ndërsa duket e kishte paralajmëruar riaktivizimin e tij me një shtëllingë gjigande tymi dhe disa ditë aktivitet të shtuar sizmik.

LEXO EDHE:

Back to top button