Shpërthim në ishujt Karaibe

Katër persona janë lënduar e janë shkatërruar 90 shtëpi, si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në ishujt Karaibe. Sipas njoftimeve të para, rreth 120 shtëpi të tjera kanë pësuar dëmtime, duke përfshirë këtu edhe biznese të ndryshme, si pasojë e flakës së madhe. Ndërkohë, qindra njerëz janë detyruar të evakuohen. Forcat ajrore të vendit janë përpjekur që të shuajnë zjarrin përmes hedhjes së ujit nga ajri, mirëpo kjo ka ndodhur vetëm pasi një pjesë e madhe e ndërtesave tashmë ishin djegur. Guanaja është një ishull piktoresk, i njohur për ujërat e nxehta dhe shumë të pastra.

LEXO EDHE:

Back to top button