Shpërthim në një bllok apartamentesh në ishullin Jersey të Britanisë, një i vdekur e disa të zhdukur

Shpërthim në një bllok apartamentesh në ishullin Jersey të Britanisë, një i vdekur e disa të zhdukur

Të paktën një person është vrarë dhe së paku 12 janë zhdukur pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në Jersey (vendi më i madh në Channel Islands, midis Anglisë dhe Francës).

Policia njoftoi se zjarri është shuar, por shërbimet e urgjencës janë ende në vendngjarje. Shpërthimi ndodhi në një bllok apartamentesh në St Helier në jug të ishullit.

“Shërbimet e urgjencës po punojnë në vendngjarje dhe kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.  Të afërmit po kontaktohen nga Oficerët e Ndërlidhjes Familjare”, tha policia në një deklaratë.

LEXO EDHE:

Back to top button