Shpërthim tritoli në biznesin e policit në Shkodër

Shpërthim tritoli në biznesin e policit në Shkodër

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit pranë një biznesi në fshatin Grudë e re në Shkodër, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të shtetasit Ndrek Rrasa, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë në Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

LEXO EDHE:

Back to top button