Shpërthime dhe tym i zi, çfarë po ndodh në bazën ajrore ruse

Shpërthime dhe tym i zi, çfarë po ndodh në bazën ajrore ruse

Baza ajrore ruse në Krime është përfshirë nga disa shpërthime të fuqishme gjatë ditës së sotme. Dëshmitarët okularë i thanë Reuters se dëgjuan disa shpërthime të forta dhe panë tym të zi që ngrihej nga drejtimi i një baze ajrore ruse në Novofedorivka në Krimenë perëndimore sot.

Videot e shpërndara në mediat sociale gjithashtu treguan tymin që ngrihej në zonë.

Sipas raportimeve, të paktën 12 shpërthime janë dëgjuar rreth orës 15:30 (me orën lokale) pasditen e sotme.

Sipas Ria Novosti , ata duan që komandanti rajonal Sergej Aksenov të largohet nga rajoni.

Aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë në Federatën Ruse u bë në vitin 2014.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, shpërthimet janë për shkak të ndezjes së municioneve, të cilat ishin në një zonë magazinimi të bazës.

Askush nuk u lëndua nga shpërthimi dhe pajisjet e aviacionit të aeroportit nuk u dëmtuan, shtoi ministria.

LEXO EDHE:

Back to top button