Shpërthime të reja në Krimea

Shpërthime të reja në Krimea

Në Krimenë e kontrolluar nga Rusia, e aneksuar nga Ukraina në vitin 2014 u raportua sot në mëngjes për shpërthime të reja, pasi një dron i rrëzuar goditi ndërtesën e stafit të Flotës së Detit të Zi në Sevastopol, njoftuan autoritetet ruse.

“Mbrojtja ajrore e flotës ka rrëzuar dronin. Ai ra në çati dhe u dogj. Nuk ka pasur të vdekur”, tha kreu i administratës lokale ruse, Mikail Razvozhajev.

Zyrtari publikoi një foto të çatisë së shkatërruar, duke fajësuar Ukrainën për sulmin. Imazhet dhe videot që qarkullojnë në median sociale, autenticiteti i të cilave nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, treguan një re tymi që ngrihej në qiell pas një shpërthimi.

LEXO EDHE:

Back to top button