Shpërthimi masiv i shkatërroi shtëpinë në Bejrut, gjyshja luan piano mes rrëmujës


Pas shpërthimit të madh që ndodhi në kryeqendrën e Libanit janë shpërndarë shumë video prekëse të njerëzve si e kanë përjetuar atë moment dhe frikën që kanë ndjerë.

Një video e postuar së fundmi ka prekur zemrën e të gjithëve. Një e moshuar së bashku me bashkëshortin e saj fatmirësisht nuk ndodheshin në shtëpinë e tyre gjatë shpërthimit. Kur u kthyen një ditë më vonë, ata panë se gjithçka ishte e shkatërruar, piano që e moshuara e kishte dhuratë nga babi i saj ishte gjëja e vetme që nuk ishte prishur.

Ndërkohë që disa vullnetarë po pastronin xhamat në shtëpi, e moshuara u ul në piano dhe filloi të luante një muzikë për të shprehur të gjithë dhimbjen që ajo ndjen dhe për shkatërrimin e shtëpisë së saj që jetonte prej 60 vitesh.

“Ajo përshkoi dhimbjen dhe u përpoq të kishte disa momente paqeje. Ajo e nisi me klasiken “Auld Lang Syne”, por më pas filloi të luante himne arabe, gjë që bëri që vullnetarët të mblidheshin përreth dhe të fillojnë të adhurojnë”, ka thënë mbesa e saj May-Lee Melki.

https://www.youtube.com/watch?v=-JojWplAW_4

LEXO EDHE:

Back to top button