Sa filxhanë me kafe mund të pini, pa rrezikuar shëndetin


Një nga pyetjet më të shpeshta që mund t’i bëjmë vetes gjatë përditshmërisë nëse ndodh që konsumojmë më shumë se 1 filxhan me kafe, është nëse po rrezikojmë ose jo shëndetin. Sa filxhanë me kafe mund të konsumojmë në ditë?

Për një informacion më të detajuar kontaktuam sërish me ekspertë të Quaranta Caffè, kompaninë e njohur të kafesë italiane, e cila operon në treg që prej vitit 1965 dhe prej 5 vitesh, është e pranishme në Shqipëri edhe në vendin tonë.

“Kur flasim për efektet, negative dhe pozitive, të kafesë në organizëm, i referohemi kafeinës, si substanca psikoaktive më e konsumuar në botë. Përmbajtja e saj në kafe është e ndryshme, por zakonisht fillon rreth 50 mg deri në 400 mg për filxhan, në varësi edhe të madhësisë së filxhanit.”

“Përgjithësisht, një filxhan normal ka afro 100 mg kafeinë. Studime të ndryshme kanë treguar se 400 mg kafeinë është e sigurt për shumicën e të rriturve të shëndetshëm. Me fjalë të tjera, 4 filxhanë nuk përbëjnë rrezik. Megjithatë ka të tjerë që pinë edhe më shumë, por si kufi i shëndetshëm është konsumi i 4 filxhanëve maksimumi, gjithmonë nëse flasim për individë të shëndetshëm.”

LEXO EDHE:

Back to top button