Shpërthimi në një xhami në Pakistan, rritet numri i viktimave

Shpërthimi në një xhami në Pakistan, rritet numri i viktimave

Numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi me bombë në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar ka shkuar në 32. Mediat e huaja raportojnë se të paktën 150 të tjerë janë plagosur. Një pjesë e ndërtesës është shkatërruar ndërsa zyrtarët thonë se ka njerëz nën rrënoja.

Shumica e atyre që vdiqën ishin pjesë e forcave të policisë dhe besohet se ata ishin objektivi i sulmit. Më parë, u raportua se një person i ulur në rreshtin e parë kishte hedhur në erë veten por kjo nuk është konfirmuar dhe asnjë grup nuk e ka pranuar sulmin, raporton BBC.

Shefi i policisë së Peshaëarit, Muhammad Ijaz Khan, tha për mediat lokale se rreth 300 dhe 400 zyrtarë policorë ishin të pranishëm në zonë në kohën e shpërthimit. Kryeministri Shehbaz Sharif e ka dënuar ashpër sulmin. Ai tha se ata që qëndrojnë pas incidentit “nuk kanë asnjë lidhje me Islamin”.

“I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit.”, shtoi ai. Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor, pranë kufirit të vendit me Afganistanin.
“Aktualisht prioriteti ynë është të shpëtojmë njerëzit e varrosur nën rrënojat”, shtoi Khan. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button