Shpëtim Duro: Dominuam ndeshjen, por mungonte finalizimi

Skuadra e Struga Trim Lum, pas fitores ndaj FC Shkupit me 2-1, u ndal në barazim pa gola ndaj skuadrës së Makedonija Gjorçe Petrovit. Pas ndeshjes, trajner i vendasve Shpëtim Duro, u shpreh i kënaur me angazhimin e futbollistëve, edhe pse mungoi finalizmi për të marë 3 pikët e “planifikuara”.
“Sigurisht se ishim të përgatitur për të fituar këtë takim. Mendoj se kemi qenë dominant gjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë ishte me ritëm pak më të ulët, nuk krijuam shumë mundësi, kurse pjesën e dytë, edhe si rezultat i disa ndryshimeve që bëmë, kemi rritur shumë ritmin e lojës dhe kemi patur disa mundësi për të shënuar, por për fat të keq të njëjtat nuk arritëm ti finalizojmë”.
Trajneri Duro është i kënaqur me pjesën e mbrojtjes, ndërsa dalja e Ibraimit ka shkkatuar probleme në pjesën ofenzive.
“Mbrojtja ka qenë jashtëzakonisht mirë në të dyja ndeshjet, ashtu edhe në takimin e sotëm. Patjetër nuk jam i kënaqur, për fat të keq sot nuk patëm një nga sulmuesit kryesor, Ibraimin, i cili na dol inga loja që në pjesën e parë dhe na krijoi probleme, pasi është futbollistë, sidomos me skuadra që tërhiqen totalisht mbrapa, sic ishte sot Makedonija GJ.P, është një lojtar që të krijon disa mundësi, kështu që është e vërtetë edhe nga situata që patëm në terren, mesfushorët dhe mbrojtësit kishin ndoshta më shumë raste. Dalja e Ibraimit na prishi pak punë, të dy sulmuesit tjerë u munduan, por nuk mundën të dalin shumë para portës,” tha mes tjerash Duro në rrjetet sociale të skuadrës strugane.