Sistemi “VAR”-i nderon Barcelonën dhe ia heq golin Bilbaos

Barcelona fiton me shumë fat (0-1) në “San Mames” ndaj Bilbaos, ku në dy raste sistemi “VAR” mori vendime në favor të saj. Por edhe Ter Stegen shfaqi cilësi të jashtëzakonshme, duke shmangur disa gola të sigurt. Më këtë sukses, skuadra e Çavit ruan diferencën prej tri pikësh ndaj Realit.

Barcelona shfaqet cinike në pjesën e parë të sfidës në “San Mamesh”, ndaj Athletik Bilbaos. Edhe pse vendësit e vunë në vështirësi serioze skuadrën e Çavit, madje duke goditur edhe traversën, në minutën e e parë shtesë të fraksionit hapës, braziliani Rafinja ndëshkoi baskët me një gol që fillimisht u anulua nga anësori, por që më pas u konfirmua nga sistemi “VAR”.

Barcelona e menaxhoi mirë lojën, falë edhe cilësive të padiskutueshme të Ter Stegen, për minuta të tëra, por në të 87-tën Inaki Uilliams finalizon me gol një kundërsulm të shpejtë. Për fatin e mirë të “blaugranave”, sistemi “VAR” e kthen për goditje të lirë për Barcelonën në mesfushë.

LEXO EDHE:

Back to top button