Shpëtoi dy gra nga flakët, 15-vjeçari vdes nga plagët

Ali Landi, adoleshenti iranian që u kthye në një hero kombëtar pasi shpëtoi dy gra nga shtëpia në flakë, ka ndërruar dje jetë prej djegieve.

Në fillim të muajit 15-vjeçari nga qyteti i Izeh në provincën e Khuzestan u lëshua brenda zjarrit të një shtëpie për të shpëtuar dy gra që ishin brenda. Pas incidentit të 9 shtatorit Ali u shtrua në spitalin e Taleqani me djegie të gradës së tretë në 90% përqind të trupit.

 

Ai më pas u transferua në spitalin Imam Musa Kazim por pas disa javë kujdesi, djali ndërroi jetë të premten.

Prej atëherë vetë-sakrifikimi heroik i Ali zyrtarë të lartë provincialë e kombëtare kanë vlerësuar aktin e tij të guximshëm.

Disa përmendin datën e vdekjes së adoleshentit dhe atë të nisjes së luftës Iran-Irak nga diktatori Saddam Hussein, duke bërë paralelizma me adoleshentët iraniane që nuk hezituan as atëherë për të mbrojtur atdheun gjatë luftës barbare 8-vjeçare.

Dje zv. presidenti iralian Mohammad Mokhber ofroi ngushëllimet për familjen e Ali, miqtë e të afërmit e tij.

“Megjithese largimi në qell i adoleshentit sjell dhimbje të madhe, veprimi i tij vetëmohues është një shembull i përjetshëm për përhapjen e kulturës së altruizmit e vetësakrifikimit per te tjeret”, shkruante Mokhber. /www.presstv.ir/

LEXO EDHE:

Back to top button