Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Serbia të ndalë retorikën për nxitje të konfliktit

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Serbisë që të ndalë retorikën konflikt-nxitëse dhe kërkon nga BE, SHBA dhe NATO të reagojnë menjëherë për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Përmes një deklarate për shtyp, KASH shprehet se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë të të gjitha shteteve dhe popujve.

“KASH shpreh keqardhjen që marrëveshjet e dakordësuara në Bruksel nuk gjejnë vullnetin për zbatim, duke prapësuar arritjet e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Ne i bëjmë thirrje Republikës së Serbisë që të ndalojë retorikën konflikt-nxitëse dhe përshkallëzimin e tensioneve. Një qasje e tillë e udhëhequr nga nivelet më të larta shtetërore të Serbisë nuk është në interes të askujt, aq më pak në interes të qytetarëve të etnisë serbe të Republikës së Kosovës.

KASH u bën thirrje BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve për të reaguar me shpejtësi dhe pa ekuivok ndaj politikave dhe veprimeve konflikt-nxitëse të Serbisë”, shkruhet mes të tjerash në reagim.

LEXO EDHE:

Back to top button