Shprehitë e pirjes së kafesë që ju bëjnë të plakeni më shpejt

Shprehitë e pirjes së kafesë që ju bëjnë të plakeni më shpejt

Megjithëse kafeja nuk është një pije e pashëndetshme, ka disa shprehi të pirjes së kafesë që do t’ju bëjnë të plakeni më shpejt.

Dietologia Lisa Moskovitz ka thënë për revistën Eat This, Not That se para së gjithash nuk duhet të pini kafe para mëngjesit, sepse mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

“Për një pamje rinore, hani fruta të freskëta, drithëra ose arra për mëngjes”, është shprehur ajo.

“Molekulat e sheqerit lidhen me fibrat e proteinave në qelizat tona dhe ky proces i dëmshëm quhet glikacion. Produktet përfundimtare të glikacionit dëmtojnë kolagjenin në lëkurën tonë dhe kështu elasticiteti i tij ulet”, ka shpjeguar dietologia.

Duhet të pini gjithmonë ujë me kafenë tuaj. Përndryshe, mund të ndodhë dehidratim, i cili ndikon negativisht në lëkurë, tretje dhe nivelet e energjisë.

LEXO EDHE:

Back to top button