Shqipëri, 11 viktima dhe 887 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raporton se kanë humbur jetën 11 pacientë që po merrnin trajtim mjekësor në spitalet COVID. Ndërsa në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 887 raste të reja nga 3891 testime të kryera në total. Janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.