Shqipëri, 135 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID-19


Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 135 raste pozitive dhe 1 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarave në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button