fbpx

Slloveni, numër rekord i të infektuarve me koronavirus

Në 24 orët e fundit, në Slloveni janë regjistruar 79 raste të reja me koronavirus nga 2.560 persona të testuar, që është rekord ditor që nga 4 marsi, kur u shfaq në vend rasti i parë i Kovid-19, tregojnë të dhënat e fundit të Qeverisë.

Aktualisht ka 590 raste aktive.

Gjithsej 33 pacientë ndodhen në spitale, katër prej të cilëve janë në kujdes intensiv.

Dje nuk kishte vdekje, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve ka mbetur 135.

Që nga shpërthimi i rastit të parë të Kovid-19 në Slloveni, janë regjistruar 3,312 persona të infektuar.

LEXO EDHE:

Back to top button