Shqipëri, 151 raste të reja me Covid-19 dhe një humbje jete


Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 151 raste të reja dhe 1 humbje jete si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore në Shqipëri është si vijon:

39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë,
14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje,
8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan,
nga 5 raste në Krujë, Mirëditë,
4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,
2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,
1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.

Ndërsa në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button