Shqipëri, 2 viktima dhe 155 raste të reja me COVID-19


Gjatë 24 orëve të fundit janë në Shqipëri janë kryer 932 testime dhe janë konfirmuar me covid-19, 155 persona. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

Betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar dy te infektuara, një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:

Back to top button